Varrezat e vandalizuara në vendbanimin e fshatit Shemshovë, janë thyer pllakat e varrezave. Ky veprim krijoi revolt tek qytetarët prandaj apelojmë për zgjidhjen e qetë dhe institucionale.

Komuna e Jegunovcit dhe Kryetari i komunës Drako Bllazheski e gjykojnë ashpër këtë lloj të vandalizmit, mesazhi i cili përcillet përmes këtij lloji të vandalizmit ka shqetësuar jo vetëm banorët e fshatit Shemshovë por edhe qytetarë të tjerë, kështu që u bëjmë thirrje autoriteteve kompetente për të zgjidhur rastin dhe për të gjetur autorët.

